Në Bursa të Turqisë u ndanë çmime për botën e shkencës turke

Në Bursa të Turqisë u ndanë çmime për botën e shkencës turke

Ditë më parë në qytetin Bursa të Turqisë, u mbajt programi i parë i shkencës për botën turke, të organizuar nga “Yoruk Turkmenët” e Botës Turke, ku me këtë rast u bë shpërndarja e çmimeve për shkenctarët.

Ceremonia e shpërblimit u mbajt në kampusin Mimar Sinan të Universitetit Teknik të Bursës (BTÜ), ku morën pjesë zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe lokal, si nënkryetari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Dr. Serdar Çam, nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe udhëheqësia e universitetit.

Gjatë fjalës së tij, Dr. Serdar Çam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në botën turke, duke nënvizuar se kjo është një nevojë jo vetëm për të, por edhe për tërë botën, veçanërisht në këtë periudhë të rëndësishme për paqe dhe qetësi. Ai shprehu shqetësim për përhapjen e konflikteve dhe për keqtrajtimet që ndodhin në shumë vende, duke theksuar se është e nevojshme të punojmë për të sjellë mesazhe dhe zgjidhje konkrete mbi këto probleme.

Pas fjalimeve, u ndanë edhe plaketat shkencore, ku Dr. Serdar Çam “Çmimin Onorifik Aziz Sancar” ia dha z. Selçuk Bayraktar, ndërsa “Çmimi për Shërbimin në Gjuhën Turke Magcan Cumabay” nga Dr. Mahmut Çevik u dha për Prof. Dr. Ergin Jabla.
Ky eveniment theksoi rëndësinë e kontributit të shkencëtarëve në zhvillimin e botës turke dhe përpjekjet për të adresuar sfidat globale.

Ndryshe, qyteti i Bursës në Turqi, është njëra ndër qytetet më të rëndësishme për ballkanasit, ku rreth 50% e popullsisë në këtë qytet, janë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe etnitë tjera ballkanase.

MARKETING