Në Ankara vazhdon trajtimi për 6 të plagosurit nga zjarri në Maqedoninë e Veriut

Në Türkiye vazhdon trajtimi i gjashtë personave që u plagosën rëndë nga zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani të Maqedonisë së Veriut dhe të cilët u transferuan në Ankara për mjekim me avion ushtarak, raporton Anadolu.
Avioni i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare turke që transportoi të plagosurit u ul në Aeroportin Ushtarak të Etimesgut në orën 02:00 sipas kohës lokale.
Nga këtu 6 të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin “Bilkent” të Ankarasë dhe janë vendosur nën trajtim.
Mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurve, trajtimi i të cilëve vijon në Qendrën e Djegieve në Spitalin “Bilkent” të Ankarasë, vazhdon të jetë serioze.
Kujtojmë se të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani. Nëntë nga të plagosurit janë dërguar në Türkiye për trajtim.