Në Alaska të SHBA-së rrëzohet avioni luftarak F-35

Në Alaska të SHBA-së rrëzohet avioni luftarak F-35

Në Alaska të SHBA-së është rrëzuar një avion luftarak F-35 dhe se piloti është i sigurt, transmeton Anadolu.

Një zyrtar nga Baza Ajrore Eielson në Alaska, në një deklaratë tha se ngjarja ka ndodhur në pistën e bazës ushtarake.

Zyrtari ka bërë të ditur se avioni luftarak F-35 që u rrëzua ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe ngjarja po hetohet.

Në një deklaratë nga Forcat Ajrore të SHBA-së thuhet se piloti është i sigurt dhe se ai është transferuar në spitalin ushtarak me qëllim ekzaminimi.

Në pamjet e ndara në mediat sociale, avioni luftarak shihet duke rënë nga ajri dhe duke u përplasur me shpejtësi në tokë dhe i cili më pas shpërthen.

MARKETING