Ndryshime në krye të klinikave: Pocesta dhe Mexhiti shkarkohen, emërohen Kuzmanovski dhe Petkoska

Ndryshime në krye të klinikave: Pocesta dhe Mexhiti shkarkohen, emërohen Kuzmanovski dhe Petkoska

Qeveria e drejtuar nga VMRO-ZNAM-VLEN, ditë më parë ka shkarkuar dy drejtorë shqiptarë të klinikave shëndetësore, duke i zëvendësuar ato me kuadro maqedonase të propozuara nga VMRO-DPMNE, shkruajnë mediat.

Bëhet fjalë për shkarkimin e Dr. Fatmir Mexhiti, nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji dhe Dr. Bekim Pocesta, drejtor në Klinikën Universitare për Kardiologi, përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, të cilët u zëvendësuan me mjek maqedonas. Në vend të Mexhitit, në krye të Neurologjisë, drejtor i ri është emëruar Dr. Igor Kuzmanovski, ndërkaq në vend të Pocestës, në krye të Kardiologjisë, vjen Dr. Danica Petkoska Spirova.

MARKETING