Ndjekje si në filma, trafikantët e drogës futen në rërë me gomone, rrezikojnë pushuesit

Ndjekje si në filma, trafikantët e drogës futen në rërë me gomone, rrezikojnë pushuesit

Një skenë e ngjashme me ato në “Miami Vice” ka ndodhur në plazhin Los Enebrales të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë, aty ku trafikantët janë mundur t’i ikin policisë me gomone. Ata e futën gomonen në rërë, aty ku po merrnin rreze shumë pushues.

Mediat spanjolle raportojnë se gomonia dyshohet se përdorej për trafikun e drogës nga Maroku në Spanjë. Pasi pikasi gomonen, policia iu vu nga pas për ta ndaluar, ndërsa njoftoi edhe policinë në breg, e cila arriti të kapte dy nga trafikantët, të tjerët u arratisën.

Ndërkohë, në gomonen me katër motorë, nuk u gjet drogë, por policia dyshon se ajo kishte dalë në det të hapur, ku po priste sinjalin për të marrë ngarkesën nga një anije.

MARKETING