Ndjehen dy tërmete në Shtip dhe rrethinë

Ndjehen dy tërmete në Shtip dhe rrethinë

Dy tërmete me magnituda lokale të Rihterit ML 3.0 dhe ML 2.1 dhe intensitete III-IV dhe II-III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane janë regjistruar herët në mëngjes, në orën 03:24 dhe orën 04:11, 70 kilometra në juglindje të Shkupit në rajonin epiqendror Sveti Nikollë – Shtip.

Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, kumtoi se tërmetet janë ndjerë nga popullata e Shtipit dhe rrethinës.

MARKETING