Ndeshja e Euros që ka tërbuar një komb
MARKETING
Më shumë se 350,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për një përsëritje të ndeshjes çerekfinale të Euros në Gjermani midis kombëtares vandase dhe Spanjës, e cila përfundoi me fitoren e iberikëve 2-1.
MARKETING
Pretendohet se ishte arbitri ai që ia dha fitoren Spanjës kundrejt gjermanëve, veçanërisht për një penallti të padhënë në favor të këtyre të fundit.
“Tifozët e pakënaqur gjermanë kërkojnë rizhvillimin e ndeshjes, sepse besojnë se kombëtares së tyre i është bërë padrejtësi. Rreth 350,000 njerëz nënshkruan një peticion për përsëritjen”, shkruan SportBible.

Ata kundërshtuan penalltinë e pavendosur në minutën e 106-të për Gjermaninë, kur Marc Cucurella pengoi me dorë goditjen e Jamal Musiala në zonën e tij të penalltisë.
Gjyqtari anglez Anthony Taylor nuk treguar pikën e bardhë dhe as sistemi VAR nuk u aktivizua.
Roberto Rosetti, kreu i arbitrave të UEFA-s, tha pas ndeshjes se dora e lojtarit spanjoll ishte në një pozicion natyral, kështu që gjyqtarët e kishin vlerësuar saktë situatën.
¡¡¡CLARO PENAL DE CUCURELLA!!!
DESCARADO ROBO 🤦🏻♂️#robo #cucurella #españa #Alemania #Eurocopa2024 pic.twitter.com/jCM9qsopnp— MUFC (@mu_fc77) July 5, 2024
Peticioni, natyrisht, do të jetë…i kotë.
Gjermania i tha lamtumirë Euros, dhe spanjollët do të luajnë të martën me francezët për finalen…/tesheshi.com/

