Ndërrojnë jetë binjakët e lindur vetëm tre javë më parë në rajonin e Prilepit

Në Prilep kanë ndërruar jetë binjakët e lindura vetëm tre javë më parë. Prokurori publik nga Prokuroria e Prilepit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.
MARKETING
Sipas prokurorit Stevço Binoski, të sapolindurit, ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Familja në fshatin Sllavej ka kërkuar ndihmën urgjente. Binjakët ishin në gjendje të rëndë. Ekipi i emergjencës sapo ka mbërritur ka konstatuar vdekjen e njërës foshnje, ndërsa foshnja tjetër në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit ku dhe ka ndërruar jetë”.
“Familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë. Urdhërova autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Janë njoftuar autoritetet, ndër të cilat edhe Qendra për punë sociale nga Prilepi”, ka njoftuar prokurori publik.