Ndërrimi i targave në “NMK” qytetarëve do t’u kushtojë 1.500 denarë

Ndërrimi i targave në “NMK” qytetarëve do t’u kushtojë 1.500 denarë

Ndërrimi i targave të automjeteve me shenjën NMK do t’u kushtojë qytetarëve nga 1.400 deri në 1.500 denarë dhe ka mbetur edhe një vit, përkatësisht duhet të bëhet deri më 12 shkurt 2024, sipas Marrëveshjes së Prespës. njoftoi MIA.
Qytetarët duhet t’i ndërrojnë targat me shënjimin e vjetër MK në stacionet e autorizuara për kontroll teknik dhe do të kushtojnë nga 1400 deri në 1500 denarë.

Sipas Ligjit për automjete, nëse nuk keni targë të përcaktuar, parashihet gjobë prej 100 euro në denarë.

“Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndërrim të targave në stacionet e autorizuara të kontrollit teknik, ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së paraqitet kërkesa për ndryshim targash dhe leje e re qarkullimi dhe të rejat lëshohen nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme me targa regjistrimi me shpenzimet e pronarit të automjetit. Çmimi i lejes së komunikacionit është 200 denarë, kurse çmimi i targave është nga 1.200 deri në 1.300 denarë, varësisht nga forma e targës”, njoftojnë nga MPB.

MARKETING