Ndërpritet qarkullimi në trafik për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Ndërpritet qarkullimi në trafik për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë.

Nga atje poashtu njoftojnë se nga sot (08.01.2026) në fillim në orën 10:00 në vendkalimin kufitar “Niki” (Mexhitlija) do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve të rënda e cila do të vlejë deri më 10.01.2026

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

MARKETING