Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80
Një 39-vjeçar nga Suedia është ndaluar në Pikën Kufitare Tabanoc, pasi gjatë verifikimit policor është konstatuar se ishte evidentuar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, më 27 gusht 2026, rreth orës 16:00, në dalje të vendit. Nëpunësit policorë kanë kryer kontrollin e një automjeti të markës “Volkswagen”, me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte M.S. (39) nga Suedia.
Gjatë verifikimit përmes sistemit “Safe City”, policia ka konstatuar se M.S. ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Sipas të dhënave të policisë, M.S. në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë.

