Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, dukshmëri e zvogëluar në Strazhë
![Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda, dukshmëri e zvogëluar në Strazhë](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/12/strazhe.png)
Nga ora 06:55 e mëngjesit të sotëm është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Strazhë dhe anasjelltas, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve, qarkullimi në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa probleme, por në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë. LAMM paralajmëron drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes, veçanërisht në pjesët ku dukshmëria është ulur ndjeshëm.
“Në qafën malore të Pletvarit është shënuar ulje e shikimit deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur. I rikujtojmë drejtuesit e mjeteve se është e nevojshme përdorimi i pajisjeve përkatëse dimërore dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës”, thuhet në njoftimin e LAMM.