Ndalohet një shtetas i Kosovës në Tabanoc, ka dorëzuar dokument të falsifikuar
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës në vendkalimin kufitar në Tabanoc, për shkak se dyshohet se ka falsifikuar dokumente personale.
“Dje në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 42-vjeçarin SH.A. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se kishte dorëzuar patentë shoferi Polonisë të falsifikuar.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.