Ndalohen tre persona në Tetovë, penguan policin në kryerjen e veprimeve zyrtare dhe rrezikuan sigurinë
Tre persona nga Tetova janë ndaluar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ilinden” në Tetovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë penguar policinë në ushtrimin e detyrave zyrtare.
“Më 24.09.2024, në ora 21:45, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, për shkak të rrezikimit të sigurisë dhe pengimit të personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare, kanë privuar nga liria personat N.M.(40) A.K.(35). dhe I.F.(33) të gjithë nga Tetova.
Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë