Ndalohen dy persona nga Shkupi, kapen me lëndë narkotike

Ndalohen dy persona nga Shkupi, kapen me lëndë narkotike

MPB njofton se policia ka ndaluar dy persona të cilët janë kapur me lëndë narkotike.

Me datë 01.08.2024, në ora 12:30 në Shkup, në zonën e Karposhit, nga ana e punonjësve të njësisë së tregtisë ilegale në SPB Shkup, kanë ndaluar N.Gj (26) dhe S.J (25) të dy nga Shkupi.

Gjegjësisht, gjatë kontrollit të kryer sipas urdhëresës paraprake të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, në banesën ku ka qenë duke qëndruar S.J janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe para.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

MARKETING