NBA, San Antonio në finale/ Spurs fitojnë Konferencën e Perëndimit, bien kampionët e Oklahoma
San Antonio Spurs është kampione e Konferencës së Perëndimit dhe finaliste dytë në finalet e titullit kampion në NBA.
Skuadra teksane fitoi 111-103 finalen e shtatë kundër Oklahoma City Thunder, duke rrëzuar nga froni kampionët në fuqi në basketbollit amerikan.
Në finalet e titullit, San Antonio do të përballet me Nju Jork Niks, ndërsa Spurs mund të ëndërrojnë.
Historia flet për ta, pasi në vitin 1999 ata fituan titullin pikërisht ndaj skuadrës njujorkeze.
Po ashtu, skuadra nga San Antonio mund të mbështetet te Viktor Uembinajama.
Basketbollisti francez, që në sezonin e tij të tretë në NBA është gati të vendosë “unazën” e kampionit.
Ylli i Spurs ishte edhe një herë heroi i triumfit, ndërsa fitoi edhe trofeun e “Lojtarit më të Mirë” në finalet e Konferencës Perëndimore.
Ai mundi rivalitetin e lojtarit më të mirë të dy sezoneve të fundit të basketbollit amerikan Shai Gilgous-Alexander.
Në finalen e shtatë, kanadezi shënoi 35 pikë, por kaq nuk mjaftuan për të evituar humbjen e Thunders, që dorëzojnë trofeun dhe hedhin poshtë parashikimet që i shihnin sërish favoritë.
Finalet për titullin kampion në NBA mes San Antonio dhe Neë York Kniks do në nisin më 4 qershor, ndërsa dy ndeshjet e para do të luhen në fushën e Spurs.

