NBA/ Golden State ‘shpartallon’ Milwaukee, dorëzohen Lakers
Skuadra e Golden State arriti një fitore fantastike ndaj Milwaukee me shifrat 125-90. Antetokounmpo realizoi 23 pikë për Bucks, por që s’mjaftuan për të fituar.
Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors.
Sacramento fitoi 130-120 duelin direkt për një vend në play off me Lakers.
Ndeshje me rivalitet ku për miqtë u dallua Fox me 44 pikë. Ndërsa 60 pikët e dyshes Hachimura-James mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 122-116 Houston.
Leonard me 28 pikë ishte lider në fushë për kalifornianët, ndërkohë që për teksanët nuk mjaftoi “triple double” (23 pikë, 19 rebound, 14 asist) i Sengun.
Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mundi 119-117 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan me 29 pikë.
Fiton edhe Memphis, që mposhti 115-109 Philadelpfia, ku vendimtar ishte Jackson me 30 pikë e 11 rebound.
Rezultatet
Washington – Orlando 109-119
Atlanta – Cleveland 112-101
Houston – Clippers 116-122
Philadelphia – Memphis 109-115
Utah Jazz – Chicago 117-119
Golden State – Milwaukee 125-90
Portland – Oklahoma 120-128
Lakers – Sacramento 120-130