Napoli i Amir Rrahmanit bën historinë – kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Napoli i Amir Rrahmanit bën historinë – kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Napoli kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.
Amir Rrahmani me shokë fituan 3:0 (5:0 me rezultatin e dy ndeshjeve) ndaj skuadrës së Eintracht Frankfurt.
Raste të mira shënimi gjatë gjithë takimit kishin vendasit.

Victor Osimhen dhe Khivicha kishin mundësit më të mira për të zhbllokuar këtë sfidë.

Megjithatë, gjuajtjet e tyre ishin jashtë, apo edhe u pritën nga portieri Kevin Trapp.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Osimhen realizoi dhe kaloi përpara Napolin.

Në anën tjetër Frankfurt gjatë 45 minutave të parë nuk ishin të rrezikshëm për portën e Napolit.

Edhe pjesa e dytë më e mirë ishte për vendasit.

Po rridhte minuta e 53’ kur Osimhen shënoi golin e dytë personal dhe atë të takimit.

Napoli nuk u ndalë me aq, pasi shënuan edhe golin e tretë.

Në minutën e 64’ Piotr Zielinski u tregua i saktë nga penalltia dhe çoi shifrat në 3:0.

Ekipi gjerman nuk bën asgjë, kështu duke kaluar në çerekfinale Napoli.

MARKETING