Nagelsmann pranë PSG-së, por Bayern mund të bëhet pengesë

Nagelsmann pranë PSG-së, por Bayern mund të bëhet pengesë

Julian Nagelsmann është shumë i interesuar të drejtojë Paris Saint-Germain.

Parizienët kanë nisur prej ditësh kontaktet me gjermanin, por tani, sipas medieve franceze palët janë pranë marrëveshjes.

Trajneri gjerman ka pasur një diskutim me drejtuesit e lartë të PSG-së, por më parë gjermani duhet të nisë negociatat me Bayern Munich.

Bavarezët kërkojnë një shumë prej 10 deri në 15 milionë euro për ta liruar trajnerin, i cili u shkarkua më 24 mars.

MARKETING