Murtezani në Kiev nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Ukrainën për përforcimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit në BE

Murtezani në Kiev nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Ukrainën për përforcimin e bashkëpunimit në procesin e integrimit në BE

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Kiev mbajti takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Ukrainës, përgjegjëse për Integrime Evropiane dhe Euroatlantike, ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore për anëtarësimin e Ukrainës në BE, Olga Stefanishina. Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për çështjet lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilin si nënshkrues të caktuar në emër të Qeverive të të dyja vendeve janë kryenegociatorët me BE-në, Murtezani dhe Stefanishina. Në takim, siç kumtoi Kabineti i Murtezanit, u potencua rëndësia e integrimit evropian si prioritet strategjik për të dyja vendet. Ministri Murtezani potencoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i besueshëm dhe i bazuar në merita, që të sigurojë stabilitet dhe progres. “Maqedonia e Veriut mbështet Ukrainën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian ndërkaq kjo vizitë konfirmon aspiratën tonë të përbashkët drejt vlerave evropiane. Procesi i aderimit në Bashkimin Evropian nuk duhet të jetë përjashtim, por gjithëpërfshirës dhe i bazuar në merita, duke i mundësuar Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor shans ligjor për progres. Uniteti dhe solidariteti mes popujve tanë janë kyçe për ndërtimin e Evropës së fuqishme dhe të unifikuar”, citohet të ketë thënë Murtezani.

MARKETING