Mundësit e “Çairit” ngelen pa sallë për stërvitje – u janë hedhur dysheqet jashtë palestrës

Mundësit e klubit “Çair” janë lënë pa sallë stërvitjeje pasi dysheqet e tyre janë nxjerrë jashtë nga palestra e Shkollës Fillore “Adem Jashari”.
Palestra thonë se është në kompetencë të Komunës së Çairit, kështu salla është mbyllur pa të drejtë sips tyre për B.K. Çair.
“Klubi është krenari e sportit në komunë, ka sjellë suksese të jashtëzakonshme – kampionë ballkanikë dhe vendin e pestë në Kampionatin Evropian. Megjithë këto arritje, fëmijët dhe të rinjtë sportistë sot përballen me një padrejtësi të hapur dhe me shkatërrimin e punës së tyre.
Ky veprim është një turp i madh për institucionet lokale dhe një goditje e rëndë për të ardhmen e sportit. Sporti duhet të mbështetet dhe të respektohet – e jo të ndëshkohet për arsye politike”, thonë për faqen sportive Ipon.mk.
Ata bëjnë thirrje që mundësit sa më parë të kthehen në sallë dhe të mos mbeten në rrugë, sidomos duke pasur parasysh se një nga synimet kryesore të shoqërisë është “të largohen fëmijët nga rruga”.