Mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik me Francën: Klubi afatist pranë OEMV-së me udhëheqësi dhe plan të ri për vitin 2025

Klubi afarist për bashkëpunim me Francën dhe vendet Frankofone në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut (OEMV) sot e ka zgjedhur kryesinë e re dhe e ka miratuar programin e punës për vitin 2025. Kryetar i Klubit unanimisht është zgjedhur Goce Markov nga “Tikvesh”, ndërsa anëtarët u pajtuan për aktivitete që synojnë forcimin e lidhjeve afariste me partnerët francezë.
Në seancë morën pjesë kompanitë anëtare të Klubit, si dhe kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler
Ambasadori Le Rigoler theksoi se, megjithëse prania ekonomike franceze në Maqedoninë e Veriut është modeste, interesi për investime është rritur.
“Ka potencial për përmirësimin e bashkëpunimit. I shpreh mirënjohjen time Odës ekonomike dhe kryetarit të saj për këtë iniciativë. Le të rrisim lidhjet ekonomike mes dy vendeve. Edhe pse nuk mungojmë, prania jonë është në një nivel modest, që nuk përkon me nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut”, theksoi ambasadori.
Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, theksoi se si asociacioni më i madh afarist, Oda është e përkushtuar në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe ofrimin e mundësive të reja për kompanitë vendase.