Mund i vetëm Leccen, Leao rikthen Milanin te fitorja

Mund i vetëm Leccen, Leao rikthen Milanin te fitorja

Milani bëri detyrën ndaj Lecces, kundërshtar të cilin e mposhti 2-0 në “San Siro”. Rafael Leao vijon momentin magjik. Ylli i kuqezinjve ishte autori i dy golave të skuadrës së Stefano Piolit.

Leao zhbllokoi takimin në minutën e 40’. Krosim i Sandro Tonalit dhe gol me kokë i portugezit. Goli i dytë personal dhe i qetësisë për Milanin, erdhi në minutën e 75’.
23-vjeçari u nis nga mesi i fushës, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gëzuar tifozët.

Milani është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, po aq sa Roma e vendit të katërt. Skuadra e Jose Mourinhos luan të hënën përballë Atalantës në Bergamo.

MARKETING