Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjysmë burg

Muhamed Zekiri dënohet me dy vite e gjysmë burg

Ish sekretarin i përgjithshëm i Qeverisë Muhamed Zekiri është dënuar me dy vite e gjysmë burg për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve, raporton SHENJA.
Po ashtu Zekiri duhet të kthejë 71 milionë denarë në buxhetin e shtetit.
Siç tha gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska gjatë aktvendimit, Zekiri ka nënshkruar marrëveshje në katër sy, pa dhënë mundësi që të ketë oferta tjera konkurruese.
Zekiri duhet t’i paguaj edhe të gjitha shpenzimet për gjykimin.

MARKETING