Mucunski takon Meidanin: Të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani.
MARKETING
Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përmbyllja me sukses e kësaj perspektive do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.
Ministri Mucunski, theksoi se bashkë me ambasadorin Meidani riafirmuan përkushtimin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, si shtete fqinje dhe aleate në kuadër të NATO-s. Në fokus të bisedës ishin edhe mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy popujt.
Palët shkëmbyen gjithashtu mendime për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.