Mucunski për “Politiko”: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse nuk marrim garanca të fuqishme nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

Mucunski për “Politiko”: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse nuk marrim garanca të fuqishme nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

Shkupi përmomentin nuk është i gatshëm t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që i kërkon Sofja, përveç nëse nuk merr garanca të fuqishme nga Bashkimi Evropian se kjo do të jetë kërkesa e tillë e fundit, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tragtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në intervistë për magazinën politike “Politiko”, dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel.

“Qëndrimi ynë është: nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, çka do të ndoshë nëse për gjashtë muaj Bullgaria sërish vjen me kërkesa lidhur me historinë, identitetin apo gjuhën?”, theksoi Mucunski, duke folur për procesin e integrimit evropian të vendit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme dhe tashmë po punon në të gjitha reformat e tjera të domosdoshme, sepse ato nuk janë vetëm kërkesa të Unionit, por edhe nevojë e shoqërisë.

“Nëse nesër vendet anëtare na thonë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e sundimit të së drejtës apo menaxhimin e mirë – këtë e kuptojmë. Dhe jo vetëm që e kuptojmë, por e ndjejmë si obligim tonin”, tha Mucunski.

Në intervistë ai foli edhe për kontekstin gjeopolitik, duke cekur se edhe pse e kupton urgjencën për integrim të Ukrainës, kjo nuk duhet të bëhet në llogari të Ballkanit Perëndimor.

“Investimi më i shpejtë, e me siguri edhe më i lirë në stabilitetin evropian është BE-ja sa më shpejtë t’i hapë dyert për tërë rajonin. Nuk mendoj se zgjerimi selektiv është opsioni më i mirë”, deklaroi Mucunski.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut e filloi rrugën evropiane së bashku me Kroacinë, por derisa Kroacia sot është anëtare e Shengenit dhe përdorë euron, shteti ynë ende nuk ka filluar negociata për anëtarësim.

Shefi i diplomacisë shfaqi bindje se zgjerimi akoma është i mundur.

“Dëgjojmë për skepticizëm ndaj zgjerimit. Por, Maqedonia e Veriut – në mënyrë kulturore, shoqërore dhe politike – është shoqëri evropiane. Nëse i bëjmë reformat siç duhet, nuk besoj se do të ketë rezistencë të fuqishme për zgjerim të rajonit tonë”, theksoi Mucunski.

Krahas temave lidhur me anëtarësimin në BE, Mucunski në intervistë për “Politiko” flet edhe për mbështetjen që Maqedonia e Veriut ia jep Ukrianës, kontributin në Aleancën e NATO-s, si dhe harmonizimin e plotë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ai theksoi edhe se Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë nga rjaoni që nënshkroi partneritet të sigurisë mbrojtëse me BE-në – madje para Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

MARKETING