Mucunski në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së

Mucunski në një mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të mbajë mëngjes pune me ambasadorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend.

Takimi, siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, organizohet në kuadër të praktikës së krijuar për mbajtjen e takimeve të rregullta pune me ambasadorët me qëllim të shkëmbimit të mendimeve për çështjet aktuale në procesin e integrimit tonë në Bashkimin Evropian.

Në pjesën e hapur të takimit, siç është paralajmëruar, fjalim do të kenë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.

MARKETING