MSH: Sallat kirurgjike në Qendrën Klinike kthehen në përdorim

Sallat kirurgjike në Qendrën Klinike përsëri kthehen në përdorim. Problemi me ajrin e kompresuar është tejkaluar dhe me sukses është kryer servisimi, konfirmuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n.
MARKETING
“Asnjë pacient urgjent nuk ka mbetur pa kujdes shëndetësor këto dy ditë. Për intervenime urgjente pacientët janë referuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.