MSH: Qëndrim pozitiv ndaj specializantëve privatë, por zgjidhje pas zgjedhjeve

MSH: Qëndrim pozitiv ndaj specializantëve privatë, por zgjidhje pas zgjedhjeve

Ministria e Shëndetësisë sot e ka përsëritur qëndrimin se zgjidhje për specializantët privatë të cilët nga e hëna janë në grevë do të ketë pas zgjedhjeve.

“Ministria e Shëndetësisë çdoherë angazhohet për përmirësimin e kushteve për punë të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve, të cilat mes tyre përfshijnë specializantët privatë. Në periudhën e kaluar, specializantët privat kanë pasur disa takime me ministrin e Shëndetësisë dhe me përfaqësues të Ministrisë, ku u dëgjuan kërkesat e tyre dhe u përgatit një raport, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për statusin e tyre të punës. Në seancën e fundit të qeverisë u mor vendim në përputhje me ligjin, menjëherë pas zgjedhjeve, për përgatitjen e projekt zgjidhjeve ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

Lidhur me dy kërkesat e specializantëve privatë, thekson se “disa nga specializantët privat tashmë kanë sigurime shëndetësore dhe janë të punësuar, ndërsa 10 për qind e specializantëve privatë nuk kanë sigurim shëndetësor për arsye se ose nuk kanë kontaktuar shërbimet rajonale ose nuk plotësojnë kërkesën për të ardhurat e fituara sepse marrin kompensim monetar”.

Mbi 400 specializantë privatë para katër dite filluan me grevën e përgjithshme dhe nuk i kryejnë detyrat e tyre të punës, me kërkesë për rritjen e kompensimit që u është paguar në shumë prej 26 mijë denarë, deri në pagën mesatare të mjekut në institucionin publik shëndetësor, të marrin sigurim shëndetësor dhe të zgjidhin statusin aktual me marrëveshje në vepër.

MARKETING