MPJ: Nuk kanë ekzistuar indikacione për një sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

MPJ: Nuk kanë ekzistuar indikacione për një sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve të publikuara për sulmin e mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, me rajonin e Transnistrisë të udhëhequr nga Kryesuesi i Organizatës, ministri Bujar Osmani, informon për se ë kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashohin protokolle të veçanta sigurie që janë nën kompetencat e vendit nikoqir.

“Vizitat e realizuara në Ukrainë, Moldavi, si dhe vizitat e planifikuara në terren në të ashtuquajturat “zona të prekura” kryhen me një tregues të qartë se janë vizita të delegacionit të OSBE-së, të cilat në marrëdhëniet ndërkombëtare konsiderohen vizita me rrezik dhe vigjilencë të shtuar”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Kryesuesi kishte besim të plotë te shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek autoritetet atje, të cilët garantuan sigurinë e tij dhe të delegacionit. Nuk kemi qenë të informuar dhe nuk ekzistonin indikatorë për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së, e as ndaj Kryesuesit Osmani gjatë vizitës së tij.

MPJ shton se siguria e përfaqësuesve të OSBE-së është me prioritet të lartë dhe Organizata do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet lokale gjatë çdo vizite dhe në çdo vend.