MPJ: Arritën në Maqedoninë e Veriut shtetasit që ndodheshin në zonën e tërmetit në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ndodheshin në zonë të rrezikuar nga pasojat e tërmetit në Turqi, mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për tetë studentë dhe mentorin/mësuesin e tyre, të cilët qëndruan në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”.
“Sapo u identifikua grupi, në vendngjarje në rajonin e rrezikuar u dërgua diplomat nga ambasada në Ankara, me një automjet shtesë, për të ndihmuar në tërheqjen e grupit deri në nisjen e tij drejt vendit. Pas rehabilitimit fillestar mjekësor të dy personave që u diagnostikuan me lëndime, grupi u dërgua fillimisht në Ankara, e më pas në Stamboll, ku iu ofrua strehim, kujdes mjekësor shtesë dhe pushim”.

“Për momentin nuk ka asnjë informacion të ri nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll për shtetas të tjerë të rrezikuar ose që kanë nevojë për ndihmë. Përfaqësitë tona mbeten të hapura për ndërhyrje të mundshme nëse lind nevoja”.

“Përfaqësitë diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll, si dhe në telefonin SOS të MPJ-së në Shkup 38975273732”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MARKETING