MPJ: 9 shtetasit të cilët janë gjetur janë të sigurt dhe jo në gjendje të rrezikshme për jetën

MPJ: 9 shtetasit të cilët janë gjetur janë të sigurt dhe jo në gjendje të rrezikshme për jetën

Nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë gjetur në zonën e prekur (tetë nxënës dhe mentori/mësuesi i tyre, të cilët përmes programit “Erasmus Plus” qëndrojnë në Republikën e Turqisë), sipas informacioneve të fundit, janë të sigurt dhe jo në gjendje të rrezikshme për jetën. Bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme nga Gostivari, ndërsa nxënësit e tjerë vijnë nga  – Mavrova, Tetova etj., kumtoi MPJ.

“Pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasada në Ankara dërgoi diplomat së bashku me një automjet shtesë – një furgon – me të cilin shtetasit e rrezikuar do të drejtohen në një vend të sigurt nga ku do të vazhdojnë udhëtimin për në Maqedoninë e Veriut. Informacionet e fundit thonë se njëri nga fëmijët, i cili ka frakturë, i është nënshtruar trajtimit mjekësor dhe është gati për udhëtim dhe do të kthehet në vend së bashku me grupin, sapo të mbërrijë diplomati i Ambasadës në Ankara në vendngjarje”, informon MPJ.

Siç potencon Ministria, sipas informacioneve të fundit nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll të marra në orën 18:30 (ora 16:30 MKD) nuk ka qytetarë tanë të tjerë që janë në rrezik, ose që kanë nevojë për ndihmë, dhe misionet tona mbeten të hapura për ndërhyrjen e mundshme nëse lind nevoja.

“Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, 38975273732”, informon MPJ.

Ministria shton se sipas informacioneve të fundit që vijnë nga ngjarja në pjesën juglindore të Turqisë, numri i qytetarëve të vdekur, të konfirmuar nga institucionet kompetente turke, ka kaluar 1.500, ndërsa numri i të lënduarve aktualisht është rreth 10 mijë. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan mbi 3.700 ndërtesa.

Më së rëndi janë goditur dhjetë qytete, mes të cilëve: Gaziantep, Kahramanmaras, Hataj, Osmanije, Adijaman, Malatija, Shannliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis. Në këtë rajon komunikimi normal është i ndërprerë, dhe kushtet komplekse të motit, të përcjella me temperatura jashtëzakonisht të ulëta, reshje bore dhe ulje të dukshmërisë, e bëjnë edhe më të vështirë përballimin e pasojave.

MARKETING