MPB: Katër persona u arrestuan për drejtim automjeti pa leje gjatë 24 orëve të fundit

MPB: Katër persona u arrestuan për drejtim automjeti pa leje gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar katër persona në vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, pasi janë kapur duke drejtuar automjete pa leje drejtimi të vlefshme.

Sipas MPB-së, të arrestuarit janë nga Shkupi, Koçani, rrethina e Kërçovës dhe rrethina e Tetovës.

Nga Ministria bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Njëkohësisht, MPB u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa leje drejtimi të vlefshme, nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas autoriteteve, respektimi i rregullave të komunikacionit është thelbësor për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

MARKETING