MPB-ja ka sekuestruar rreth 10 mijë lëndë piroteknike në Shkup, arrestohet një person

MPB-ja ka sekuestruar rreth 10 mijë lëndë piroteknike në Shkup, arrestohet një person

Janë sekuestruar 10.000 copë lëndë të ndryshme piroteknike, të destinuara për shitje, me çka është ndaluar një person, njoftoi MPB, raporton SHENJA.

“Sot (20.03.2025), zyrtarët policorë nga SPB Shkup në zonën e Bit Pazarit e kanë ndaluar B.D. (53) nga Shkupi.

Duke vepruar sipas planit të përgatitur paraprakisht, në një tezgë të improvizuar në Bit Pazar janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10.000 copë lëndë të ndryshme piroteknike, të destinuara për shitje.

Pas konsultimit me prokurorin publik kompetent, personi është ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do t’i drejtohet kallëzimi përkatës penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup”, thonë nga MPB.

MARKETING