MPB: Aksident në Shkup, përplasen dy të mitur, ndalohet shoferi

Policia e ka privuar nga liria personin M.P. (26) nga Shkupi, për shkak se rreth 13:50 në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup me automjetin “audi” me targa të Shkupit, është përplasur në një këmbësor minoren dhe një minoren me biçikletë.
Dy të miturit me autoambulancë janë transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.
Kontroll është kryer nga SPB Shkup dhe prokurori kompetent.
Pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal me procedurë urgjente, njofton MPB.