Mourinho flet hapur për problemin që ka me Osimhenin

Mourinho flet hapur për problemin që ka me Osimhenin

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka dhënë një intervistë për HT Spor. Ndër të tjera, strategu portugez ka folur edhe për Victor Osimhen, sulmues i cili këtë verë kaloi në formë huazimi te Galatasaray.

Ata e njohin mirë njëri-tjetrin sepse kanë luajtur kundër njëri-tjetrit në Serie A prej vitesh, Mourinho si trajner i Romës dhe Osimhen si sulmues i Napolit.

“Osimhen është një lojtar fantastik. Nëse do të isha në një klub që mund të paguante një kompensim prej 70-75 milionë euro, do ta blija. Ai është një lojtar i madh, por tani ai vjen në një mjedis tjetër. Në fund të fundit, Galatasaray mori një futbollist fantastik”, deklaroi Special One për mediat turke.

“Nuk e kam problem me Victor, ne fakt kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Por sa herë që luaj kundër tij, flas me të sepse nuk më pëlqen mënyra se si sillet. Ai bie shumë lehtë, fola me të në ndeshjen e fundit ndërmjet Romës dhe Napolit”.

“I thashë: ‘Ti je një nga dy futbollistët më të mirë afrikanë. Ti dhe Salah. Më parë ishte Didier Drogba, Samuel Eto’o ose George Weah’. Ai nuk mund të veprojë kështu. Ai hidhet shumë lehtë dhe ky është problemi im me të. Por pas dhjetë minutash jemi në marrëdhënie të mira. Ardhja e tij është e mrekullueshme për Galatasarayn dhe ligën turke”, shtoi Mourinho.

Osimhen ka qenë në klubin napolitan që nga viti 2020 si golashënuesi më i mirë i klubit. Dy sezone më parë, kur Napoli fitoi Serie A, Osimhen ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 26 gola në 32 ndeshje. Sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola në Serie A, dhe në total luajti 108 ndeshje në ligë për Napolin dhe shënoi 65 gola.

Largimi i tij nga Napoli u shoqërua me një telenovelë në mediat italiane. Nigeriani donte shumë të largohej nga klubi, kështu që ai refuzoi të stërvitej dhe u përjashtua nga ekipi.

MARKETING