Moti i keq shkakton përmbytje historike në Australi, meterologët: “Uji aq sa mund të shohë syri”
Shumë zona të Australisë janë përmbytur, helikopterët ushtarakë kanë evakuuar qindra njerëz nga përmbytjet që sipas vendase ndodhin një here në një shekull. Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat në veriperëndim të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihje asgjë nga dendësia e tij.
Shërbimi i motit i Australisë tha sot gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja record e vendit.
Locals from the Kimberley region in Western Australia have been sharing videos of the one-in-100 year floods that have destroyed homes and displaced local wildlife.
The ADF have been deployed to help with evacuations as the flooding worsens.
Read more: https://t.co/VDBgtfongH pic.twitter.com/cJCP8zRoAG
— SBS News (@SBSNews) January 5, 2023
Gjendja e jashtëzakonshme në Kimberley, një zonë në shtetin e Australisë Perëndimore me madhësinë e Kalifornisë, u shkaktua nga një ciklon ekstropik që solli reshje të mëdha shiu.
Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ishte një nga më të goditurit, me furnizimet që mbërritën me transport ajror pasi rrugët u përmbytën. Vitet e fundit janë parë përmbytje të shpeshta në Australinë lindore për shkak të fenomenit të motit La Nina.
Disa zona lindore janë goditur katër herë nga përmbytjet që nga viti 2022 të shkaktuara nga La Nina, zakonisht të shoqëruara me rritje të reshjeve. Byroja e Meteorologjisë tha sot se intensiteti i shiut ishte zbutur pasi stuhia u zhvendos në lindje në Territorin Verior, por paralajmëroi se përmbytjet rekord vazhduan në Kimberley.
“Shumë rrugë janë të pakalueshme dhe shumë komunitete tani janë të bllokuara“ tha shërbimi i motit në faqen e tij të internetit.
Lumi Fitzroy arriti 15.81 metra në Fitzroy Crossing të mërkurën, 4 janar, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 13.95 metrash të vendosur në 2002, tha një zëdhënës.
Australia in Devastating flood Emergency. pic.twitter.com/2nkvp3Dt9t
— Budisantoso (@Budisan49625819) January 7, 2023
Autoritetet shtetërore të emergjencës paralajmëruan banorët e komuniteteve të tjera të vogla për përmbytje në zonë, e cila përfshin vendpushimin bregdetar të Broome, rreth 2,000 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit Perth. Kryeministri Anthony Albanese i quajti dje përmbytjet “katastrofike” dhe premtoi ndihmë federale.
“Avionët e Forcave të Mbrojtjes Australiane po ndihmojnë komunitetet e goditura nga përmbytjet dhe helikopterët Chinook janë në rrugën e tyre për të ndihmuar në zhvendosjen e banorëve”, thanë autoritetet dje.