Mot me vranësira dhe të reshura të përkohshme lokale të shiut, temperatura deri 23 gradë
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 23 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Do të fryjë erë juglindore e lehtë deri mesatare. Temperatura minimale do të bjerë në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 22 gradë.

