Mot me diell dhe temperatura deri në 31 gradë

Mot me diell dhe temperatura deri në 31 gradë

Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore të vendit herë pas here priten përforcime të erës nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të arrijnë nga 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

MARKETING