Mot me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite me paraqitje lokale të shiut

Mot me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite me paraqitje lokale të shiut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të forta dhe kushte për breshër të izoluar.

Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 32 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare nga juglindja.

 

MARKETING