Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Moment frike në ndeshjen Udinese-Milan: Maignan u largua me barelë pas një përplasje të fortë

Mike Maignan u desh të largohej me barelë pas një incidenti shqetësues në stadiumin ‘Bluenergy’ gjatë ndeshjes mes Udineses dhe Milanit të premten mbrëma. 

Shkak u bë një përplasje e keqe me kokë me shokun e skuadrës Alex Jimenez.

10 minuta pas pjesës së dytë, Maignan doli me nxitim nga zona e tij në një përpjekje për të pastruar një pasim të Udineses, por mori me vete bashkëlojtarin e tij Alex Jimenez në këtë proces, me dyshen që pësuan një përplasje të keqe me njëri-tjetrin kokë më kokë.

Maignan u duk se e humbi vetëdijen për pak kohë. Loja u ndërpre menjëherë, pavarësisht faktit se Udinese ishte në një portë të hapur.

Barela u thirr menjëherë dhe Maignan u rrokullis për pak kohë në anën e tij në pozicionin e rikuperimit, përpara se të largohej nga fusha.

Milani ka konfirmuar menjëherë pastaj në një deklaratë zyrtare se Maignan ishte i vetëdijshëm kur doli jashtë fushës./

 

 

MARKETING