MMJPH: Institucionet mobilizohen dhe koordinohen konform “Planit të veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”
Sot me thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që kanë detyrime sipas “Planit të Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025”.
Duke pasur parasysh se ekzistojnë kushte reale për shfaqjen e episodeve të përqendrimeve të larta të substancave ndotëse në ajër, takimi koordinues, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dhe kryetarja e Grupit Punues për Ajër të Pastër e MMJPH-së, Besa Tateshi kishte për qëllim që t’i mobilizojë dhe inkurajojë palët e interesuara në përmbushje më konsekuente të detyrimeve.
Të pranishmit i shkëmbyen përvojat dhe problemet me të cilat përballen gjatë realizimit të masave, por shprehën gatishmëri për mobilizim të të gjitha burimeve në dispozicion për zbutjen dhe tejkalimin e kushteve që janë një problem i nxehtë ekologjik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global.
Nga MMJPH-ja është kërkuar që institucionet të cilat nuk kanë dorëzuar raporte për aktivitetet e realizuara, t’i dorëzojnë ato, në mënyrë që të kenë njohuri për nivelin e zbatimit dhe efektet e brendeve të parapara. Gjithashtu, MMJPH-ja ofroi ndihmë për ato komuna që nuk kanë hartuar ose hartojnë plane vendore me masa afatshkurtra ajrore, duke pasur parasysh se është shumë e rëndësishme që komunat në nivel vendor të jenë të përgatitura për zbatimin e menjëhershëm të masave të duhura në rastet kur janë tejkaluar vlerat kufitare.
Në këtë takim përveç institucioneve të përfshira në “Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”, të pranishëm ishin edhe Visar Ganiu, nënkryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Çairit, dhe Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së, qëllimi është lehtësimi i koordinimit me pushtetin vendor, si dhe me përfaqësues të Institutit për Shëndetin Publik për monitorimin e ndikimit në shëndetin e njerëzve.
Gjithashtu, në takim u shqyrtuan edhe masat afatgjate për të cilat aktualisht po punohet dhe për të cilat në periudhën e ardhshme shteti do të investojë.