Mirë se vini, vëllezër nga Shkupi!” Shkëndija pranon kërkesën e Shkupit

Mirë se vini, vëllezër nga Shkupi!” Shkëndija pranon kërkesën e Shkupit

Drejtuesit e Shkëndijës përmes faqes së tyre zyrtare kanë njoftuar se është pranuar kërkesa e FC Shkupit për praninë e tifozëve të tyre, “Shvercerave”, në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë, që do të luhet të mërkurën më 27 nëntor, në ora 13:00, në stadiumin e Qytetit në Tetovë.
“Kryesia e KF Shkëndija njofton se është pranuar kërkesa e KF Shkupi për praninë e tifozëve të tyre në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Parë, që luhet të mërkurën më 27 nëntor, në ora 13:00, në Stadiumin e Qytetit në Tetovë. Pas një kohe të gjatë, në një duel të rëndësishëm futbollistik do të kemi mundësinë të shohim në tribuna dy tifozeritë shqiptare, “Ballistat” dhe “Shvercerat”, që premtojnë spektakël të jashtëzakonshëm. KF Shkëndija bën thirrje për një atmosferë festive dhe të dinjitetshme, duke shmangur çdo provokim të panevojshëm në baze etnike, racore dhe religjioze. Futbolli është një festë që na bashkon, dhe kjo ndeshje është mundësia e përkryer për të treguar respektin dhe unitetin tonë si vëllezër. Ftojmë të gjithë të pranishmit të kontribuojnë për mbarëvajtjen e ngjarjes dhe ta shndërrojnë këtë duel në një shembull për futbollin në vend. Fusha do të vendosë se kush e meriton fitoren, por në tribuna le të shkëlqejë vetëm dashuria për futbollin dhe kombësinë tonë të përbashkët.
Mirë se vini, vëllezër nga Shkupi!”, thuhet në komunikatën e Shkëndijës.

MARKETING