Përfaqësuesja e Maqedonisë U18 do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër kombëtares së Bosnja e Hercegovinës, më 18 dhe 20 shkurt.
Trajneri Dimitar Kapinkovski ka shpalosur listën e futbollistëve për sfidat që do të zhvillohen në stadiumin në “Gjorçe Petrov” në Shkup.
Në mesin e futbollistëve të ftuar janë edhe 7 futbollistë shqiptarë: Alban Roçi (Brera), Nazif Ceka (Shkëndija), Muhamed Mustafi (St. Gallen, Zvicër), Lorent Zhaku (Voska Sport), Ditmir Hoxha (Voska), Florent Osmani (Shkëndija) e Blendi Ganiu (Shkupi)
Ndeshja e 18 shkurtit do të luhet në orën 13:00, ndërsa ajo e 20 shkurtit, nis në orën 11:00.