Ministria ruse e mbrojtjes dërgon të burgosurit për të luftuar në Ukrainë

Ministria ruse e mbrojtjes dërgon të burgosurit për të luftuar në Ukrainë

Ministria ruse e mbrojtjes po rekruton të burgosur për të luftuar në Ukrainë, sugjeron një raport i cnn.

Një zyrtar i inteligjencës ukrainase i tha mediumit amerikan se disa të burgosur të kapur nga trupat e tyret hanë se ishin të punësuar nga ministria – duke i bërë jehonë një skeme të ngjashme të përdorur nga grupi mercenar rus Wagner.

Duke folur për CNN, Andriy Usov, që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se “ata na theksojnë se nuk janë pjesë e Wagnerit, se janë ftuar zyrtarisht nga ministria e mbrojtjes”.

Megjithëse ministria kishte rekrutuar shumë më pak të burgosur deri më tani, ata “do të përdoren në të njëjtën mënyrë si Wagneri… si mish për top”.

Ish-ushtari rusi deklaroi se kanë marrë trajnime të dobëta në njësinë që pretendohet se është krijuar nga ministria e mbrojtjes.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj kërkesës së televizionit amerikan për të komentuar pretendimet. /Telegrafi/

 

MARKETING