Ministria e Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor t’i konstatojë rrethanat në të cilat është sjellë aktvendimi i anuluar për organizuesit e 27 Prillit

Ministria e Drejtësisë kërkon që Këshilli Gjyqësor t’i konstatojë rrethanat në të cilat është sjellë aktvendimi i anuluar për organizuesit e 27 Prillit

Është e dukshme se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme për shkelje thelbësore edhe më tej mbeten praktikë e mjaftueshme pë disa gjykatës, vlerësoi sot Ministria e Drejtësisë në reagimin e vet për aktvendimin e anuluar për organizuesit e ngjarjeve të 27 Prillit.

“Prandaj, është e domosdoshme menjëherë të merret prëgjigje adekuate, sepse kjo lejohet në vazhdimësi, përkatësisht përse në aktvendimin e shkallës së parë nuk ishin konstatuar të gjitha rrethanat kontestuese, as fakte të rëndësishme lidhur me veprën penale rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, ceket në kumtesë.

Ministria, siç thekson, me qëllimin më të mirë i bën thirrje Këshillit gjyqësor menjëherë të reagojë dhe të ndërmarrë masa për konstatimin e rrethanave në bazë të të cilave është sjellë aktvendimi, të inicohet procedurë duke e përfshirë edhe atë disiplinore nëse konstatohet se dikush qëllimshëm apo pa qëllim me veprimet e veta kanë lejuar besimi në sistemin e drejtësisë të lëshohet në nivelin më të ulët.

Reagimi i Ministrisë pason pasi që Gjykata e Apelit Shkup sot i fuqizoi ankesat e të akuzuarve dhe e anuloi aktvendimin e shkallës së parë, ndërsa lëndën “Organizuesit e 27 prillit” e ktheu në rigjykim para Gjykatës themelore penale Shkup.

Gjykata e hoqi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin me gjithsej 25 vite burg u dënuan organizuesit e “së enjtes së përgjakshme”, spikeri Trajko Veljanoski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Lënda është kthyer në rigjykim.

Në arsyetimin e vendimit Gjykata e Apelit Shkup thekson se Gjykata themelore penale është dashur në masë më të madhe ta shqyrtojë çështjen për dispozitat të cilat kanë të bëjnë me amnisti të ndjekjes penale.

“Për shkak të interesit të madh dhe transparencës në punë, Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Apelit Shkup informon se gjatë shqyrtimit të aktvendimit të shkallës së parë vlerësoi se gjatë veprimit rreth kësaj lënde penale janë kryer shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës penale nga neni 415 paragrafi 1 pika 11 dhe paragrafi 2 nga Ligji për procedurën penale, që kontribuuan gjykata e shkallës ës aprë të mos jetë në mundësi ta zbatojë në mënyrë të rregullt të drejtën materiale – Kodin penal”, ceket në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

MARKETING