Ministria e Bujqësisë: Janë siguruar 20 milionë euro të reja mbështetje shtesë për fermerët deri në fund të vitit

Ministria e Bujqësisë: Janë siguruar 20 milionë euro të reja mbështetje shtesë për fermerët deri në fund të vitit

Qeveria në seancën e sotme vendosi që deri në fund të vitit fermerët të marrin paradhënie 30 për qind të subvencioneve, risi e paraparë me modelin e ri të subvencionimit, kumtoi ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Me këtë, siç theksohet, 40.000 fermerë do të paguhen 750 milionë denarë, përkatësisht 400 milionë denarë do të paguhen për prodhuesit e kulturave bujqësore, 70 milionë për kopshtarinë, 130 milionë denarë për pemëtarët dhe 150 milionë denarë pagesë për vreshtarët.

Siç kumtoi MBPEU-ja, prodhuesit e qumështit deri në fund të vitit në llogaritë e tyre do t’i marrin shpërblimet për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar për fazat tetor – dhjetor 2022 dhe janar – prill 2023. Pagesë në vlerë prej 257 milionë dollarë.

“Përmes ndryshimeve në programin për pagesa direkte, subvencionet për vreshtarët rriten nga 40.000 denarë për hektar në 52.000 denarë për hektar, ndërsa shtesë krijohet një masë e re për përkrahjen e vreshtarëve për rrushin e prodhuar për verë të dorëzuar në kapacitetet e regjistruara për prodhimin e verës në shumë prej 1 denar për kilogram. Për realizimin e kësaj mase Qeveria nga buxheti siguroi 62 milionë denarë shtesë”, qëndron në kumtesën.

Në seancën e sotme tematike të qeverisë, Qevera miratoi vendim që deri më 30 dhjetor 2023 të shtyhet afati për aplikimin e fermerëve për pagesa direkte shtesë për kulturat bujqësore, kulturat kopshtare, plantacionet e frutave dhe rrushit. Një zgjate e tillë vjen pas kërkesës së fermerëve, me qëllim për të aplikuar me kohë për subvencionet shtesë, thekson Ministria.

Prej aty shtojnë se fermerët kërkesat e tyre i parashtrojnë në formë elektronike, duke u kyçur në sistem, përmes linkut “Pagesa direkte e-subvencione” në ueb faqen e AMFBZHR https://www.ipardpa.gov.mk.

MARKETING