Ministri Toshkovski: 51 viktima, 100 të lënduar në tragjedinë në Koçani

Ministri Toshkovski: 51 viktima, 100 të lënduar në tragjedinë në Koçani

Në tragjedinë në Koçan kanë humbur jetën 51 persona derisa mbi 100 kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit sipas ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.
“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski.
Toshkovski gjithashtu njoftoi se trupat e viktimave do të dërgohen në Shkup për obduksion. Ndërkohë që u shpreh i prerë se përgjegjësit e kësaj tragjedie, përfshi dhe organizatorët do të përballen me organet e drejtësisë.
“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Publike dhe me të gjitha organet tjera, po punojmë hap pas hapi për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie”, tha Toshkovski duke shtuar se të gjithë duhet të bartim përgjegjësi morale.

MARKETING