Ministri Spasovski: Me ndryshimet kushtetuese shteti nuk humb asgjë, përkundrazi do të fitojë shumë

Ministri Spasovski: Me ndryshimet kushtetuese shteti nuk humb asgjë, përkundrazi do të fitojë shumë

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se që nga pavarësia e vendit, kjo është mundësia për ta mbyllur çështjen e vetpërcaktimit.

“Nëse dikush nuk na pranon si popull, sepse ata thonë se e njohin shtetin maqedonas por jo dhe popullin, atëherë parashtrohet pyetje se përse dëshiron të bëheni pjesë e Kushtetutës së RMV-së në të cilën do të deklaroheni si pakicë që jeton në RMV? Dhe ky propozim nga partitë e orientuar në të djathtë, që dëshirojnë të duken si patriot të mëdhenj nuk dëshirojnë t’i mbyllin këto çështje”, tha Spasovski në emisionin “Intervistë në Shenja”.

Ai tha në afat të gjatë humbin të gjithë. Sipas tij, si politikanë duhet që brenga të jetë se farë fiton shteti dhe çfarë fiton populli.

“Mendoj se duhet të zhvillohet debat serioz ngase në fund dialogu është ai që do të sjell zgjidhje, dhe se me këtë nuk do të humbasim asgjë por në të kundërtën do të fitojmë shumë”, deklaroi ministri Oliver Spasovski. /SHENJA/

 

MARKETING