Ministri izraelit njofton plane për vendbanime të paligjshme në Liban, zhvendosje në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministri izraelit njofton plane për vendbanime të paligjshme në Liban, zhvendosje në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë të ditur se qeveria planifikon të krijojë vendbanime të paligjshme në Liban dhe të zhvendosë palestinezët nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, transmeton Anadolu

Sipas Kanali 7 të Izraelit, këto komente erdhën gjatë pjesëmarrjes së ministrit Ben-Gvir në një aktivitet në Kuds që shënonte përvjetorin e pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli sipas kalendarit hebraik.

“Ne kemi më shumë plane për të inkurajuar migrimin nga Gaza, për të inkurajuar migrimin nga Judeja dhe Samaria (Bregu Perëndimor) dhe vendbanimet në Liban dhe nuk do të kemi frikë t’i eliminojmë të gjithë ata që ngrihen për të na vrarë”, tha Ben-Gvir.

Izraeli vazhdon shkeljet e përditshme të armëpushimit në Gaza, i cili është në fuqi që nga tetori i vitit 2025, ku vetëm që atëherë të paktën 857 persona janë vrarë dhe 2.486 të tjerë janë plagosur.

Izraeli gjithashtu vazhdon të shkelë një armëpushim në Liban, i cili u zgjat deri më 17 maj, ku ka vrarë 2.896 persona dhe ka plagosur 8.824 të tjerë që nga 2 marsi.

Ben-Gvir gjithashtu u mburr me kufizimet e ashpra që ai vendosi ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, pasi iu referua legjislacionit që ai promovoi në mars që lejonte dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë.

Më 30 mars, parlamenti izraelit miratoi një ligj që lejon ekzekutimin e të burgosurve palestinezë me një votim 62-48, me një abstenim, mes festimeve midis partive të krahut të djathtë.

Pas votimit, Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë” ta shfuqizojë ligjin.

Legjislacioni autorizon dënimet me vdekje me varje për të burgosurit palestinezë, të cilët Izraeli pretendon se kanë kryer ose planifikuar sulme që vranë izraelitë.

Ligji gjithashtu u lejon gjykatave të vendosin dënime me vdekje pa një kërkesë nga prokuroria dhe pa kërkuar një vendim gjyqësor unanim, duke lejuar miratimin me shumicë të thjeshtë.

Sipas grupeve të të drejtave palestineze dhe izraelite, më shumë se 9.600 të burgosur palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, mbahen aktualisht në burgjet izraelite, ku përballen me tortura, uri dhe neglizhencë mjekësore që kanë çuar në vdekjen e dhjetëra personave.

MARKETING